Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Perez zbulon arsyen e LARGIMIT të RONALDOS nga REALI

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e parpriu kuvendin e të dielës së ardhshme me një minikuvend, në të cilin foli për tema të ndryshme, duke përfshirë largimin e Cristiano Ronaldos.
Gjatë këtij takimi, presidenti i “Los Blancos” zbuloi arsyen pse pranoi ta ulte shumëfish klauzolën e largimit të Cristiano Ronaldos dhe pastaj shitjen e tij të mëvonshme te Juventusi.

Presidenti i Real Madridit shpjegoi gjithçka që ndodhi në marshimin e Cristiano Ronaldos drejt kampionëve të Italisë dhe zbuloi arsyen pse u detyrua të ulte klauzolën e tij të largimit: “Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë. Ato janë bindëse“, – tha Florentino Pérez para delegatëve të Real Madridit.

– Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos. Kur ne të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ka ndodhur, ne arritëm një marrëveshje, – vazhdoi më tej Pérez. – Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”.

Related posts

SERIE A/ Donnarumma përjashtohet nga lista e Under 23 më të mirë

Sadik.Autor

Ja si pritet të luajë Italia në “Wembley” kundër Anglisë

Sadik.Autor

HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

Delo.autor

Leave a Comment