Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ Zbulohet ku do të luhet ndeshja Girona-Barça

Federata Spanjolle e Futbolli i ka dërguar një shkresë paraditen e kësaj të premteje La Ligas, për t’i komunikuar që nuk lejon zhvillimin e ndeshjes së javës së 21-të, Girona-Barcelona, në Miami më 27 janar. RFEF shpjegon se as UEFA dhe as FIFA e mbështesin këtë ide, që edhe qeveria spanjolle nuk e sheh me sy të mirë. Qëndrim të kundërt kanë mbajtur edhe Shoqata e Futbollistëve në Spanjë. E njëjta shkresë do t’u dërgohet edhe UEFA-s dhe FIFA-s, për t’I mbajtur në dijeni të plotë rreth kësaj situate.

Presidenti i Ligës së Futbollit, Javier Tebas, është shprehur se informimi i institucioneve ndërkombëtare të futbollin nuk mund të jetë argument për të anuluar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në SHBA.

Derbi katalan Girona-Barcelona, do të ishte ndeshja e parë e kampionatit spanjoll që do të zhvillohej jashtë kufijve të vendit iberik. Një lë lëvizje e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit të Realit të Madridit, Julen Lopetegui:

“Të gjitha skuadrat duhet të luajnë në fushat e tyre.”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid transferon sulmuesin që bëri “namin” këtë sezon (FOTO)

Delo.autor

SPECIALE/ Evulucioni i Botërorëve: Nga futbolli fizik e deri tek klasi dhe spektakli taktiko-teknik

Sadik.Autor

United-Chelsea, nis “derbi” anglez për Edison Cavani

Q.Autor

Leave a Comment