Futboll Premier League Sport

Nuk mjaftoi eliminimi/ Festimi i TALENTIT të LIVERPOOLIT tërbon tifozët në “Old Traford”

Mbrëmjen e kaluar bëri bujë në Angli, padyshim eliminimi i Mançester Junajtid. Të besuarit e Zhose Murinjos u eliminuan nga Derbi Kaunti, të cilët nga ana e tyre drejtohen nga legjenda Frenk Lampard.

Për sa i përket sfidës, ndeshja u mbyll ne shifra të barabarta, 2-2 dhe më pas nga pika e bardhë e penalltive, të besuarit e Lampard ishin më të saktë. Gjatë ndeshjes, ajo që ra më shumë në sy ishte pikërisht goli i barazimit të Derbit në minutën e 58-të, ku dhe shifrat shkuan 1-1. Ishte një goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërisht nga 21-vjeçari Herri Uillson, i cili la të palëvizur portierin e Junajtid, Serxho Romero.

Përveçse golit ajo që tërboi akoma më shumë tifozët në “Old Traford” ishte mënyra e festimit të mesfushorit. Herri Uillson është një lojtar në pronësi të Liverpul dhe aktivizohet te Derbi si i huazuar. Festimi i uellsianit ishte me njërën dorë të ngritur, duke treguar numrin e trofeve të “Champions League”, që numëron Liverpul. Një festim që u bë dhe para disa vitesh nga Fernando Torres, pikërisht në teatrin e ëndrrave.

Related posts

TË GJITHË PO PRISNIM BASHKIMIN ME RONALDON/ Marcelo vendos të ardhmen

F.autor

FIFA ZBULON RENDITJEN E KOMBËTAREVE/ Shqipëria vendnumëro, Kosova vendos rekord të ri (TABELA E PLOTË)

Delo.autor

SULMON GALLATASARAIN/ Morata: Hoqa dorë nga rroga që kisha fituar, fjala e dhënë dhe respekti nuk u mbajtën

F.autor

Leave a Comment