Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Është zyrtare, piloti rinovon kontratën deri në vitin 2024 me Ferrarin

Charles Leclerc, i ardhur një vit më parë te Ferrari, ka rinovuar sot kontratën me makinën italiane deri në vitin 2024. Piloti monogask do të garojë kështu edhe për 5 sezone të tjera me “kokëkuqen”. Në sezonin e tij të parë me Ferrarin, 22-vjeçari arriti 2 fitore dhe 7 “pole position”, duke u klasifikuar më mirë se shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel.

Sipas mediave italiane, Leclerc do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, 3 herë më shumë nga paga aktuale. Një dhuratë e bukur për Krishtlindje kjo për Leclerc, që këtë sezon nuk zhgënjeu në paraqitjen e tij të parë me makinën italiane. Rezultatet në pistë duket se kanë bindur drejtuesit e “kokëkuqes” t’i rinovojnë kontratën pilotit, që konsiderohet si e ardhmja e Formula 1.

“Ky ishte një vendim natyral nga ana jonë dhe jemi të kënaqur që do të bashkëpunojmë edhe 5 vitet e ardhshme”, tha Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit. Tashmë mbetet për t’u mësuar emri i pilotit të dytë të Ferrarit për sezonin 2021, teksa rikonfimimi i Vettel duket në dyshim. Max Verstappen dheLewis Hamilton janë dy kandidatë për të ardhmen e “kokëkuqes”.

Related posts

Si duken skuadrat që drejton Moruinho pasi ai ka mbaruar punë me to?

Sadik.Autor

SHPENZIME TË ÇMENDUR/ Nga Guardiola te Klopp, njihuni me 10 trajnerët më të kushtueshëm

F.autor

PËSOI DËMTIM ME PORTUGALINË/ Gjatë karrierës së CR7 vetëm në 3 herë ka munguar, ja rastet

Delo.autor

Leave a Comment