Futboll La Liga Sport

NUK U GRUMBULLUA NË BOTËROR/ Bayern “LUFTË” me Barçën për një SUPER mesfushor

Adrien Rabiot është një nga ‘xhevahirët’ e Paris Saint Germain që kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane. Fillimisht, Barcelona ka insistuar për të marrë shërbimet e tij, por nuk arriti akordin me klubin francez. Drejtuesit e kampionëve të Ligue 1 ishin të vendosur për të mbajtur në ekipi mesfushorin, ndaj refuzuan ofertën e katalanasve.

Mediat franceze, përfshirë “L’Equipe’ dhe Le10Sport, raportojnë se në garë për të marrë shërbimet e lojtarit është futur edhe Bayern Munich. Gjigantët gjermanë janë të interesuar për 23-vjeçarin, mirëpo konkurrenca është e madhe për këtë ‘objektiv’, pasi edhe Manchester City, Juventus dhe Tottenham gjithashtu po ndjekin lojtarin. Por, katalanasit janë të parët që kanë ndjekur mesfushorin dhe kanë tentuar që ta afrojnë në “Camp Nou”. Mirëpo, oferta e tyre ishte shumë e ulët në krahasim me vlerën që kërkonte PSG.

E ardhmja e Rabiot, ka krijuar tension të brendshëm në klubin parisien. Nga njëra anë, drejtori sportiv, Antero Henrique është lodhur nga shmangiet e lojtarit, me nenën e tij në ‘kokë’. Ky shqetësim është vënë re edhe te trajneri, Thomas Tuchel, i cili ka kërkuar përforcim në mesfushë. Dy lojtarët që ai ka pikasur është Ivan Rakitiç dhe N’Golo Kante.

Related posts

Nga fëmijë në “legjendë”, tifozët e Atletico respektojnë numrin 9, ai ia shpërblen me dy gola (VIDEO)

Sadik.Autor

“LUFTA” NË MILAN/ Gattuso sqarohet me Bakayokon: Nuk mbaj mëri pas…

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Bayern merr një lajm të mirë pas fitores së madhe kundër “Katalanasve”

Delo.autor

Leave a Comment