Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Milwaukee kampion në Lindje, sfidon Phoenix për titullin në NBA

Milwaukee Bucks është shpallur kampion në Konferencën e Lindjes, pas fitores 118-107 ndaj Atlanta Hawks. Ekipi i Bucks fitoi 4-2 serinë e ndeshjeve finale dhe tashmë do të sfidojë për titullin kampion të NBA-së rivalët e Phoenix Suns, kampion në Perëndim.

Një triumf i merituar i ekipit të Milwaukee, që edhe pse me mungesa arriti të mposhtë Atlanta, që luante në fushën e saj. Ai që shkëlqeu në fushë ishte Khris Middleton, autor i 32 pikëve, mbështetur nga Holiday me 27 pikë.

Një dyshe që bëri të mos ndihej mungesa e Giannis Antetokounmpo, ende i dëmtuar. Për vendasit u dalluan Reddish me 21 pikë e Bogdanovic me 20 pikë, por që s’mjaftuan. Nga data 6 korrik, do të nisin finalet, me Phoenix që ka faktorin fushë në favorin e tij.

Related posts

Suso-Milan, këtë lajm po e presin të gjithë tifozët “Kuq e Zi”

Sadik.Autor

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Trakneri Gjoka: Ne do vazhdojmë të ecim përpara në…

Delo.autor

“RONALDO NA KA SHPËTUAR PËRSËRI”/ Shaw i “çmendur” pas CR7: Ja çfarë bën para çdo ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment