Futboll Premier League Sport

OZIL kujton takimin e parë me ZIDANIN: Isha NERVOZ dhe m’u djersiten…

Zinedine Zidane ka qenë gjithmonë një idhull i Mesut Ozilit deri në atë pikë sa lojtari gjerman me origjinë turke barti fanella me emrin dhe numrin e legjendës franceze. Është e çartë arsyeja se përse ai ka qenë nervoz kur ata të dy u takuan në Real Madrid gjatë kohës sa ishte Jose Mourinho trajner.

“Isha shumë nervoz”, ka thënë Ozili për faqen zyrtare të Arsenalit. “Unë ëndërroja për të luajtur në Real Madrid pikërisht për shkak të idhullit tim, Zinedine Zidane, ai luajti në Real”.

“Dita ime e parë atje me Mourinhon dhe bashkëlojtarët… Pa dyshim, kur je i ri në dhomën e zhveshjesh je paksa i qetë, por unë isha shumë nervoz dhe nën ethe kur e takova Zidanin, ishte momenti më i madh për mua”.

“Kisha shumë gjëra nëpër kokën time dhe isha duke menduar kur isha i ri me shokët e mi9 dhe se e bleva fanellën e tij dhe luaja si ai në fushë kur u rrita”. “Duart e mija ishin të djersitura për në të vërtetë ai ishte i qetë dhe unë e shijova takimin tim të parë me të”.

Related posts

Legjenda Georges St. Pierre: Do të kthehesha në kafaz për Khabib Nurmagomedov

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi beson përpara transfertës me Qarabakun

Isa.Autor

DO QËNDROJË 4 JAVË JASHTË FUSHËS/ Ja ndeshjet që do të humbë Hazard

Delo.autor

Leave a Comment