Futboll Sport

Panucci del bllof me eksperimentet: Autogoli i Gjimshitit dhe gabimi i Strakoshës thyejnë kuqezinjtë

Kuqezinjtë janë “mbytur” mbrëmjen e të hënës në Skoci, nga shiu i rrëmbyeshëm, por mbi të gjitha përballë presionit dhe ofensivës së vendasve. Shqipëria u mund nga Skocia me rezultatin 2-0 në raundin e dytë të vlefshëm për Grupin 1, të Ligës C, në turneun e Ligës së Kombeve. Një disfatë që u vendos nga një autogol i Gjimshitit në minutën e 47’ nën presionin e Naismith dhe nga një gabim fatal i Strakoshës në të 68’ që i kushtoi kuqezinjve golin e dytë. Ndërkohë, është e pamohueshme që veç disa rasteve sporadike në kundërsulm të shpërdoruara nga Shqipëria, e gjithë ndeshja ka folur në favor të Skocisë, që mund të kishte fituar me një rezultat shumë herë më të thellë.

Vërshëllima e parë e takimit ka mjaftuar që Skocia të imponohet plotësisht në gjysmëfushën e Shqipërisë, me kuqezinjtë të impenjuar plotësisht në ndalimin dhe neutralizimin e ofensivës së vazhdueshme të vendasve. Në të 24’ është shtylla e djathtë ajo që i vjen në ndihmë Strakoshës dhe shpëton Shqipërinë nga një gol i shpejtë që do të kishte për autor Naismith. I njëjti protagonist ka dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha në të 41’, por anësori ka sinjalizuar për pozicion të parregullt. Shqipëria reagon me Memushaj që në të 42’ ka një rast të artë, kur në kundërsulm, në hyrje të zonës së Skocisë ka goditur, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Ende pa nisur mirë pjesa e dytë, Skocia ka tronditur kuqezinjtë me autogolin e Gjimshitit me kokë, nen presionin e Naismith. Reagimi i kuqezinjve është me Balaj që i vetëm përballë portierit, dërgon topin jashtë portës së Skocisë. Sulmuesi shkodran është sërish protagonist në të 50’, kur dorëzon në duart e portierit kundërshtar një top të artë të shërbyer nga Xhaka. Të panumërta janë rastet e përfaqësueses së Skocisë në zonën kuqezi, për të kulmuar në të 59’ me rastin e McGregor që nën presionin e Veselit nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Në të 66’ Balaj ka shanset të minimizojë humbjen, kur topin e asistuar nga Ndoj e dërgon mbi traversë. Kuqezinjtë arrijnë të menaxhojnë situatën në gjysmëfushën e tyre, për të mos pësuar një gol të tretë, por ndërkohë duket se i janë dorëzuar humbjes së sigluar që në minutën e 68’.

LIVE| SKOCI-SHQIPËRI 2-0

80′ Herdi Prenga shkakton faull në hyrje të zonës, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Goditje dënimi në sulm për Shqipërinë. Xhaka nis një top për Memushajt, por ky i fundit gabon në krosim.

69′ Pranë golit të tretë Skocia, por ndërhyrja e Prengës nuk lejon që topi të shkojë drejt rrjetës.

68′ GOL Skocia 2-0. Naismith shënon golin e dytë për vendasit, pas një dalje jo të mirë të Strakoshës. 

67′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Ndoji, vendin e tij e zë Manaj.

67′ Shqipëra e shkujdesur në mbrojtje dhe Smith shenon golin e dytë.

65′ Emanuele Ndoji ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

56′ Hysaj merr krahun dhe provon një krosim në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës duke përfunduar jashtë.

55′ Memushaj provon të nisë Balajn, por ndërhyjnë mbrojtësit kundështar, që mbyllin hapësirën.

50′ Mundësi e shkëlqyer për Shipërinë, Balaj gjuan nga brenda zonës, portieri kundështar bën heroin duke pritur një gol të sigurt.

49′ Balaj merr një dhuratë nga mbrojtësit kundështarë, por nuk arrin të përfitojë, pas daljes së portierit mik.

47′ GOL Skocia 1-0. Naismith ndëshkon kuqezinjtë. Dukshëm pozicion jashtë loje sulmuesi i Skocisë. 

46′ Starton pjesa e dytë, Panuçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj në fushë Prenga.

Përfundon pjesa e parë, dominim i dukshëm i Skocisë. 

41′ Skocia gjen golin e parë, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt.

38′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi, por nuk arrin ta shfrytëzoj siç duhet.

36′ MekDonald provon me një goditje nga distanca, topi shkon mbi traversë.

33′ Gavazaj provon të shpërthejë nga krahu i djathtë, por i vëmendshëm portieri, i cili del dhe kontrollon topin.

28′ Nuk rreshtin sulmet e Skocisë, Robertson hedh një top në zonë, devijin vendimtar i Gjimshitit që dërgon topin në këndore.

24′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit të parë. MekGin gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi përplaset në shtyllë.

22′ Sabjen Lilaj provon me një goditje drejt portës, por topi është shumë larg kuadratit.

20′ Dominim i frikshëm i vendasve në këto minuta të para.

19′ MekDonald ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

17′ Panik në zonën e Shqipërisë për pak sa nuk na ndëshkojnë skocezët. Gjimshiti bën shpëtimtarin.

16′ Sutar ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Ndojit.

12′ Robertson provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, por për fat të mirë, nuk kroson siç duhet dhe topi del jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.

5′ Përsëri rrezik në portën e Strakoshës, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, por shpëton për mrekulli porta e Shqipërisë.

5′ Pranë golit Skocia, pas një goditje dënimi nga e djatha të MekGregor, por topi grushtohet nga Strakosha në këndore.

3′ Pasime të shumta në mesfushë nga skocezët, ende asnjë rrezik në portat kundështare.

1′ Ka nisur takimi, Skocia luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKOCIA: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

SHQIPËRIA: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.

Related posts

ÇFARË GOLI! Kjo VIDEO tregon se Leo Messi është… magjik

Delo.autor

Valentino Rossi, djalë me shije/ E dashura e tij po “çmend” Instagramin (FOTO)

Isa.Autor

GJITHMONË ELEGANTE DHE SENSUALE/ Po relaksohen në Itali, partnerja e Mario Gotze si muzë në Capri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment