Futboll Sport

HISTORIKE/ Kosova e kthen në festë, fitore në Prishtinë dhe merr kreun e grupit

Nisi si një festë e futbollit kosovar dhe e tillë u mbyll deri në fund. Çdo gjë filloi nga tribunat, aty ku tifozët “Dardanët” kishin përgatitur një koreografi mbresëlënëse me portretin e presidentit të ndjerë të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri. Pastaj kur lojtarët u thirrën në apel, ia dolën dhe morën një fitore me shumë vlerë. Kosova pas barazimit në ndeshjen e parë, ka fituar në këtë sfidë të dytë të Uefa Nations League, përballë modestëve të Ishujve Faroe.

Që në minutat e para, ishin vendasit ata që kontrollonin lojën. Kosova imponohet duke mbajtur topin, por është e rrezikshme edhe në daljet e saj përpara. Pas dominimit të 45 minutave të para, pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm për ekipin e Challandes. Por në ndryshim nga pjesa e parë, e dyta është me konkrete. Pas një serie tentativash, në minutën e 50’ Kosova do e gjente golin me anë të Arbër Zenelit, i cili me një goditje të bukur e çoi topin në rrjetë.

Nuk vonoi shumë dhe Kosovë e dyfishoi rezultatin. Këtë herë ai që shënon do të ishte Atdhe Nuhiu që nuk e gaboi topin e pasuar nga Amir Rrahmani. Deri në fund Kosova nuk lëshon terren dhe merre një tre pikësh me shumë vlerë në këtë kompeticion të ri.

Pas kësaj fitore, përfaqësuesja e Kosovës shkon në krye të grupit, pasi përballja tjetër mes Azerbjaxhanit dhe Maltës u mbyll në barazim 1-1. Kjo ishte sfida e parë zyrtare ndërkombëtare për Kosovën që e zhvillonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Leicester zhyt në krizë skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Zinedine Zidane trajner i ri i Real Madridit (FOTO)

Delo.autor

Nuk justifikoi besimin e Milanit, sulmuesi luzitan shumë pranë largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment