Futboll Sport

Panucci duhet të largohet nga Kombëtarja? Reagon presidenti i FSHF-së: Nuk vlen koha e llogoreve

Armand Duka ka reaguar për situatën më të fundit në të cilën gjendet trajneri i kombëtares, Christian Panucci. Ky i fundit është kritikuar nga analistë, ish-futbollistë, por edhe mediet të cilat nuk kanë kursyer aspak tonet e ashpra në drejtim të teknikut italian.

Përmes një reagimi në kanalin zyrtar në facebook, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet se Panuçi ka kohën e mjaftueshme për të bërë mirë me kuqezinjtë. Sipas tij, të gjithë duhet ta mbështesim dhe të gjithë duhet të punojnë për të krijuar një ambient sa më pozitiv për kuqezinjtë tanë.

REAGIMI I ARMAND DUKËS:
Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Related posts

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Sadik.Autor

“UNË ISHA NË SHTËPINË E TIJ DHE…”/ Ferdinand zbulon se si ia del Ronaldo të jetë në krye

F.autor

Salah i kundërpërgjigjet Realit

Q.Autor

Leave a Comment