Futboll Kombëtarja Sport

PANUCCI “FËRKON DUART”/ Llullaku në SUPERFORMË, Astra fluturon në Rumani

Rumania duket se i bën mirë Azdren Llullaku-t. Sulmuesi duket i rilindur pas aventurave të pafata në Kazakistan dhe Serinë B italiane. I rikthyer gjatë kësaj vere në Ligën e Parë rumune, kuqeziu po shkëlqen dhe është protagonist te Astra.

Llullaku dha asistin e golit të tretë, në fitoren 3-0 që skuadra e tij regjistroi përballë Gaz Metan. Kënaqësi e dyfishtë për 30-vjeçarin, i cili vetëm pak sezone më parë ishte një prej yjeve të ekipit nga Mediashi.

Në vitin 2016, u largua nga Gaz Metani pas tre sezoneve e gjysmë, për të provuar aventurën fillimisht te Astana dhe Toboli në Kazakistan dhe më pas te Virtus Entela në kategorinë e dytë italiane.

Me rikthimin në Rumani te Astra, Azdren Llullaku ka gjetur vazhdimësi në aktivizim dhe në formë, ndërsa feston edhe skuadra. Astana nuk e njeh humbjen në nëntë ndeshjet e fundit dhe pozicionohet e dyta në kampionat, me 17 pikë në nëntë ndeshje, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Steauas.

Related posts

Manchester City merr sulmuesin 19-vjeçar, ishte më i riu në Botërorin e Rusisë

Isa.Autor

Andi Lila në Gjirokastër, vlerësim Superiores dhe ”thumb” Partizanit

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE PËR BARCELONËN/ Messi mposht Espanyol dhe vendos rekord historik

Isa.Autor

Leave a Comment