Futboll Sport

Tirana-Luftëtari/ Goli i Turtullit, bardheblutë sërish në avantazh (Video)

Tirana dhe Luftëtari luajnë një tjetër ndeshje të javës së katërt në Kategorinë Superiore. Kryeqytetasit, vijnë në këtë sfidë pas dy humbjesh e një barazimi, në një moment aspak të mirë, dhe me shumë ndryshime në formacion, ku kapiteni Karabeci është ulur në stol, ndërkohë që debutojnë Imami dhe Oduamadi, ish-sulmuesi i Milanit.

Nga ana tjetër, një moment kritik është edhe për trajenri e Luftëtarit, Kostiç, pasi rezultatet nuk e favorizojnë aspak në këtë fillim sezoni, dhe pikët janë jetike për të.

LIVE| Tirana-Luftëtari 2-1

Blazhevski 3′, Turtulli 23′ / Doka (autogol 14′)

23′ GOOOOL Tirana 2-1. Turtulli rikthen bardheblutë në avantazh. 

18′ Barazohen numrat e kartonave, ndëshkohet edhe Hoxhallari.

16′ Harkim në zonë i Blazhevskit, Ramadani spastron zonën duke larguar rrezikun.

15′ Janiçiç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

14′ GOOOOL Luftëtari 1-1. Zgjat shumë pak avantazhi i Tiranës. Ymeraj provon me një gjysëm roveshatë, topi devijohet te Doka dhe përfundon në rrjetë. 

10′ Aleksi provon me një goditje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

9′ Përsëri Tirana rrezikshëm me Oduamadin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Ruçi.

3′ GOOOOL Tirana 1-0. Blazhevski zhbllokon sfidën pas vetëm 3 minuta lojë. Sulmuesi merr një asist nga Asion Daja, del i vetëm para portës dhe nuk fal. 

1′ Ka filluar takimi në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE: 

Tirana: Lika; Hoxhallari, Turtulli, Imami, Doka; Hasani Daja, Maveje; Kobinah, Blazhevski, Oduamadi. Trajner: Ze Maria.

bandicam 2018-09-16 18-16-59-408

Luftëtari: Ruci;  Liçaj, Rrapa, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Ymeraj, Mulosavljev, Radoviç, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç.

bandicam 2018-09-16 18-17-37-153

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Related posts

PASI MORI DREJTIMIN E TOTTENHAM/ Conte nis nga puna, vë në shënjestër sulmuesin e Serisë A…

Delo.autor

SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidën e sotme

Delo.autor

REALIZON GOLIN E JAVËS/ Kosovari Ibrahim Dresevic, perlë nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment