Futboll Sport

Panucci me këmbë në tokë/ Kombëtarja nis menjëherë nga puna për takimin me Skocinë

Fitore 1-0 me Izraelin? Punë e madhe, fokusi kryesor është te ndeshja e radhës me Skocinë. Një fitore e rëndësishme, por që u la pas krahëve sapo ora shënoi 00:00. Ditë e re, motivim i ri, objektivi i radhës është të dalim me 3 pikë nga ishulli britanik, aty ku Skocia tregoi që është një skuadër krejtësisht e kalueshme.

“Mund t’i sulmojmë në mbrojtje. Kanë lojtarë të avashtë në qendër“, – këshilloi Rudi Vata para ndeshjes trajnerin Christian Panucci në një intervistë për Telesport. Këshillat e Vatës duket se i dëgjoi Belgjika, pasi i shkatërruan skocezët 0-4. Një takim që vuri në pah problemet e shumta të skocezëve, natyrisht që kthesa pritet me Shqipërinë.

Italiani i stolit tonë nuk do që skuadra të kalojë në eufori, prandaj ka zbritur në fushë menjëherë ekipin tonë përfaqësues. Ekipi u stërvit në stadiumin “Elbasan Arena” para nisjes për Skoci. Nuk bëhet fjalë për një seancë lodhëse, por më shumë për t’u relaksuar pas ndeshjes. Vrapime të lehta dhe ushtrime aerobike për titullarët, pasi muskujt e tyre janë të bllokuar pas takimit të mbrëmshëm.

Related posts

“AMANETI” NËNËS SË RONALDOS/ Dolores: Para se të vdes dua të shoh djalin tim tek klubi…

Delo.autor

FLAMURI ME KAFKË DHE KOCKA TË KRYQËZUARA/ Simboli i klubit gjerman përfundon në listën e antiterrorizmit anglez (FOTO)

Delo.autor

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment