Futboll Sport

SHUMË LARG LAVDISË/ MANCINI: Me Portugalinë dua fitore, BALO s’është në…

Roberto Mançini e nisi rrugëtimin zyrtar në drejtimin e Italisë me barazim, por pas ndeshjes duket i bindur, i sigurt dhe besimplotë për të ardhmen. Sepse ai thotë që djemtë e tij në tërësi bënë një ndeshje të mirë. “Ishte ndeshja e parë e rëndësishme dhe sigurisht që ndonjë gabim edhe lejohet. Në tërësi, lojtarët bënë një ndeshje të mirë dhe treguan vlerat e tyre”, tha fillimisht Manço. Më tej, trajneri i Italisë ndalet edhe në mënyrën e lojës dhe analizën e shkurtër për të shpjeguar performancën e të tijve.

“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe korrigjuam gabimet që bëmë në të parën. Gabuam kur kërkonim të dilnim përpara me topin, por në këtë mënyrë u linim shumë hapësira kundërshtarëve për të shfrytëzuar kundërsulmin. Ishte thjesht ndeshja e parë, ndaj një rivali më të kolauduar që ka lojtarë cilësorë dhe luajnë prej kohësh me njëri-tjetrin”, vazhdoi më tej numri një i “axurrëve”.

BALOTELI DHE KIEZA– Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek individët e veçantë. Më së shumti te Baloteli dhe Kieza. I pari nuk bëri asgjë, ndërsa i dyti u fut dhe ndryshoi lojën. “Mario ka nevojë që të luajë. Është një sulmues i nivelit botëror dhe i duhet thjesht të ketë kondicionin e duhur fizik që të bëjë gjërat e duhura në fushë. Fërshëllimat për të? Janë pjesë e lojës. Kieza? Ai është një nga të rinjtë ku duhet të bazohemi në të ardhmen. E tregoi në fushë dhe bëri diferencën. Në Portugali duhet të marrim rezultat më të mirë. Ta nisim nga pjesa e dytë me Poloninë”, përfundoi trajneri Mançini.

Related posts

100 milionë euro për “yllin” e Lazios, “çmenden” në ANGLI

Sadik.Autor

U HODH SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova dhe Serbia në të njëjtin grup, shikoni çfarë bën FIFA… (VIDEO)

Delo.autor

PRANON SE DO TË KETË NDRYSHIME VERË/ Zidane: “I paprekshëm” tek Real Madridi është…

Delo.autor

Leave a Comment