Futboll Seria A Sport

PARALAJMËROHET RONALDO/ Do të vuash për të shënuar 40 gola në Itali

Cristiano Ronaldo është paralajmëruar nga ish-bashkëlojtari i Real Madridit, Raul Albiol, se ai do të luftojë për të shënuar 40 gola me Juventusin, këtë sezon. Superstari portugez është mësuar ta arrijë këtë shifër gjatë një karriere të shquar, që e ka parë atë të perfeksionojë artin e shënimit të golave.

Ronaldo e ka thyer “barrierën” prej 40 golash në secilën prej tetë sezoneve të tij të fundit, me 50-plus gola të regjistruar gjashtë herë dhe më shumë se 60 gola të shënuara në dy raste të tjera.
Një rekord në Spanjë, megjithatë, mbetet të shihet nëse do ta vijojë ta ruajë këtë ritëm edhe në Itali, me kampionët e Seria A.

33-vjeçari ende nuk ka arritur të shënojë gol në tri ndeshjet e para me Juventusin dhe Albiol, i cili kaloi katër vjet pranë Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, përpara se të nisej te Napoli, pret që një nga më të mirët në botë të hasë vështirësi në një mjedis të ri.

Mbrojtësi ndërkombëtar i Spanjës i tha “AS”: “Është e vërtetë që në Itali, futbolli është më taktik dhe mbrojtës, si dhe shumë fizik, kështu që duhet të dini se si të luani. Cristiano është një lojtar i madh, me cilësi të jashtëzakonshme, por në Itali do të jetë më e vështirë për të, që të shënojë 40 gola në sezon. Gjithashtu, unë shpresoj se ai nuk ka për të qenë kaq produktiv, sepse do të ishte mirë për Juventusin, por keq për Napolin”.

Ndërsa Albiol mendon se Ronaldo mund të gjendet më në vështirësi me mbrojtjet në Itali, se sa ishte në Spanjë, ai është i vetëdijshëm se nisjet e ngadalta nuk janë asgjë e re për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. “Ai, gjithashtu, e filloi ngadalë me Real Madridin, sezonin e kaluar. Ronaldo nuk ka shënuar gola në fillim të sezonit të kaluar, por e përfundoi përsëri me disa numra të frikshëm. Nëse Cristiano e ka kaluar gjithë karrierën e tij duke shënuar “çanta golash” çdo sezon, kjo nuk ka ndodhur rastësisht”, –shtoi Albiol.

Related posts

STATISTIKAT/ Dzeko bën të harrohet Lukaku, sulmuesi boshnjak hyn në histori të Serisë A

Delo.autor

JA KUR LUHET SUPERKUPA E ITALISË/ Milan dhe Juve ndajnë shumë para në… Arabinë Saudite

Isa.Autor

Galatasaraj interesohet për sulmuesin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment