Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT NË LA LIGA/ Interi është i gatshëm të ofrojë për shërbimet

Është e vështirë të deshifrosh të ardhmen e Ivan Rakitic. Sezonin e ardhshëm te Barcelona do të zbarkojë Frenkie De Jong dhe mund të jetë pikërisht kroati ai që do t’i lërë vendin holandezit.

Mbi mesfushorin kroat ekziston prej kohësh interisimi i skuadrave të Premier League, si Chelsea dhe Manchester United.

Gjithsesi, sipas raportimeve të El Chiringuit, Rakitic ka mbi tavolinë edhe një ofertë nga ana e Inter. Klubi zikaltër i Seria A është i gatshëm të ofrojë një shifër të konsiderueshme parash për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Për momentin vullneti i Rakitic është që të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Barcelonës, sepse ndjen se ka në anën e tij besimin e stafit, me në krye trajnerit Ernesto Valverde.

Related posts

“GRANITI MË JEP KËSHILLA PËR NDESHJEN”/ Flet Xhaka: Kam më shumë përgjegjësi, pasi…

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Juventus blindon Dybalan dhe refuzon milionat e PSG-së. Gati rinovimi

Delo.autor

PRESIDENTI HALILI ZBULON KANDIDATËT/ Ja dy trajnerët e huaj që duan të marrin drejtimin e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment