Futboll Sport

PAS NDESHJES ME VALENCIAN/ Emre Can kërkon falje për deklaratat seksiste

Mesfushori i Juventusit, Emre Can, ka postuar një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, ku kërkon falje për deklaratat e tij seksiste që i kishte bërë duke e komentuar kartonin e kuq të Ronaldos.

Ronaldo i cili i shënoi dy golat e para me Juventusin në vikend kundër Sassuolos, u largua me lot në sy mbrëmë, pasi mori karton të kuq. Pas 29 minutave ndeshje, ai pati një incidentit me Murillon e Valencias, të cilit ia tërhoqi flokët dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq, transmeton.

“Do të doja ta sqaroja situatën rreth komenteve që bëra dje pas ndeshjes. Reagimi im pasi e pashë videon e kartonit të kuq të Cristianos duhet se ka shkaktuar shumë trazira”, shkruan Can në Twitter.

“Dua të them se komentet e mia nuk i bëra me qëllim që t’i denigroj gratë, futbollin e grave apo barazinë gjinore në përgjithësi. Të gjithë që më njohin mua e dinë se unë kam shumë respekt për gratë, barazinë gjinore dhe respektin”.

“Qëllimi im ishte ta mbroj bashkëlojtarin tim ndaj një vendimi të gabuar, i cili mund ta kishte ndikuar rezultatin e ndeshjes. Sinqerisht, kërkoj falje nëse komentet e mia kanë shkaktuar ndonjë dëm”.

 Pasi e kishte parë videon e incidentit mes Ronaldos dhe Murillos, për të cilin portugezi ishte ndëshkuar me karton të kuq, Cani kishte thënë se vendimi ishte i padrejtë, pasi që ata nuk janë gra.

“Si mund të ishte ai karton i kuq!?”, tha Cani pas ndeshjes.

“Sapo dëgjova se kartoni ishte për shkak të tërheqjes së flokëve. Ne nuk jemi gra, ne jemi duka luajtur futboll”.

“Nëse e jep atë karton të kuq, atëherë mund të përjashtohesh nga ndeshja pas çdo faulli. Një qind për qind, ai nuk ishte karton i kuq”.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Ilir Daja dhe Shkëmbi surprizojnë me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GRANADA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Dembele, ylli Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: Nëse fitojmë titullin, do të jetë diçka e veçantë

Q.Autor

Leave a Comment