Futboll Sport

EMIGRACIONI, LUFTËRAT DHE NDRYSHIME FANELLE/ Europa pa kufij, 10% kanë lindur jashtë vendit

Kurrë një Europian nuk ka qenë më shumë europian se kaq. Nuk ka një vend të vetëm organizator, por 11. Kufijtë janë thyer. Futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë globalist. Më shumë se 10% e futbollistëve pjesëmarrës (65 nga 622) në “Euro 2020” nuk kanë lindur në vendin që përfaqësojnë. Dhe vetëm Polonia e Gjermania kanë në skuadrat e tyre 26 lojtarë të lindur brenda kufijve kombëtarë. Për rastësi, punë, oportunizëm, urrejtje dhe dashuri, arsyet e emigrimit, ndryshimit të fanellës apo vendit janë shumëfishuar.

Te rastet e punës, përfshihen djemtë e futbollistëve që kanë lindur larg atdheut të tyre, pikërisht sepse prindërit e tyre jetonin në një vend të huaj. Tiago Alkantara për shembull, djali i Mazinjos së famshëm, kampion bote me Brazilin, mund të kishte zgjedhur të luante edhe për Brazilin, edhe për Italinë, por nuk provoi kurrë të merrte një pasaportë italiane dhe në zgjedhjen e tij nuk pati dyshime: “Jam rritur në Spanjë”. Markus Turam, djali i parë i Lilianit, ka lindur në Parma. Pastaj kuriozitet përbëjnë edhe rastet e zgjedhjeve të punës. Danezi Robert Skov ka lindur në Marbeja, sepse babai i tij punonte në një bankë në Gjibraltar. Uellsianët Dejvis dhe Norington-Dejvis janë djemtë e ushtarakëve britanikë. I pari lindi në Saksoninë e Poshtme dhe i dyti në Arabinë Saudite. Uellsi ka 9 lojtarë “të huaj”, 9 janë të lindur në Angli, një arab dhe një gjerman. Emigrimi pastaj e solli Rahim Sterlingun nga Xhamajka në Angli, ku nëna e tij, Nadin, vraponte si Usain Bolt. Pastaj është emigrimi në Ballkan për shkak të luftës.

Vëllezërit Xhaka lindën në Zvicër pas konfliktit SerbiKosovë. Graniti, kapiteni i Zvicrës, zgjodhi helvetët, Taulanti Shqipërinë. E njëjta histori edhe për Shaqirin, i lindur në Gjilan. Mehmedi lindi në Maqedoni. Ndërsa Lovren dhe Budimir të Kroacisë kanë lindur në Bosnjë. Dhe në fund janë edhe ndërrimet e fanellave. I fundit është francezi Laport që zgjodhi Spanjën. Brazilianët kanë pushtuar botën. Te Portugalia është i pavdekshmi Pepe. Ndërsa Italia ka 3: Zhorzhinjon, Toloin dhe Emerson Palmierin. Janë histori botërore të këtij Europiani pa kufij.

Related posts

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

Dortmund “ngec” në shtëpi, mbyllet pa gola kundër Wolfsburg

Q.Autor

FESTË NË FAMILJEN SCHUMACHER/ Michael “e pret” ditëlindjen e 51 në krevat

Delo.autor

Leave a Comment