Futboll La Liga Sport

PEREZ nuk kursehet/ Elozhe për RONALDON dhe ZIDANE, ata janë…

Florentino Perez rikthehet të flasë për Cristiano Ronaldon. Lamtumira e portugezit bëri shumë bujë në botë, por presidenti i madrilenëve ka shprehur vlerësim për ish-futbollistin e tij në asamblenë e ortakëve të klubit, duke e konsideruar si një prej më të mirëve në historinë e skuadrës:

“Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, e historia e tij do të kujtohet brez pas brezi. Për mendimin tim, ai ishte pasuesi i denjë i Di Stefanos. Dua të falenderoj pafundësisht Cristianon.”

Fjalët e Perez, mes duartrokitjeve të asamblesë, nuk munguan as për arkitkektin e ekipit, Zinedine Zidane, i cili fitoi tre Champions me Realin, e dha dorëheqjen në fund të sezonit të shkuar:

“Zizou do të jetë gjithmonë një pikë referimi për ne. Si tranjer i ekipit të parë, ai ka hyrë në historinë si një prej njerëzve më të mëdhënj të Real Madrid. Edhe ai, si Cristiano, e di shumë mirë se kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.

Aktualisht, Reali i Madridit e ka nisur mirë sezonin e ri, duke arritur katër fitore e një barazim në pesë ndeshjet e para të kampionatit. Ndeshja e ardhshme për “Los Blancos”, do të jetë ditën e mërkurë në fushën e Sevillas.

Related posts

ZYRTARE/ Mbrojtësi Varane transferohet tek Manchester United, ja detajet e kontratës…

Delo.autor

MESUT OZIL BAMIRËS/ Do financojë operacionet e 1 mijë fëmijëve dhe do ushqejë 100 mijë të pastrehë

Delo.autor

Mediat argjentinase: Di Maria shumë pranë Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment