Moto GP Sport

Marquez mposht Dovizioso në Aragon, prenoton titullin kampion në Moto GP

Marc Marquez me Honda fitoi garën e radhës së Botërorit të Moto GP, atë të zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon, duke hedhur një tjetër hap drejt rikonfirmimit kampion bote. Në garën e shtëpisë, piloti spanjoll arriti të triumfojë pas një dueli “rrotë më rrotë” me rivalin e tij kryesor për titullin kampion, italianin Andrea Dovizioso (Ducati), që u klasifikua në vendin e dytë.

Në podium u ngjit edhe një tjetër pilot italian, Andrea Iannone me Suzuki, që bëri një garë të mirë bashkë me shokun e tij të skuadërs Alex Rins, i katërti.

Për Marquez ky është suksesi i gjashtë për Marquez në këtë Botëror, duke shkuar në 72 pikë avantazh karshi Dovizioso me 5 gara nga fundi.

Related posts

PREKËSE/ Mbërriti në Itali me gomone, lojtari i Romës përlotet kur tregon historinë e tij

Delo.autor

“RINGJALLET” MORATA/ I duhen tre minuta për dopietën ndaj Sociedadit (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIRA NË SPORTIN SHQIPTAR/ Lojtari luan në vend të futbollistit të skuadrës tjetër me emrin e këtij të fundit

Delo.autor

Leave a Comment