Futboll Seria A Sport

PERISIC DREJT LARGIMIT/ INTERI shënjestron zëvendësuesin e kroatit: Një ëndërr, dy ide

Një ëndërr, dy ide dhe një siguri. Inter po punon për projektin për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka dërguar vëzhguesit për të gjetur një alternativë të vlefshme dhe të nivelit të lartë në merkato krahasuar me Ivan Perisic. Kroati është një titullar i rregullt te zikaltrit, por për të ka shumë oferta dhe ato do të dëgjohen nga drejtuesit, për më tepër thuhet se edhe janë pranuar.

Ëndrra e drejtorit sportiv Piero Ausilio dhe trajnerit, Luciano Spalletti mbetet vetëm dhe vetëm Federico Chiesa. Interi u përpoq që të nënshkruante me talentin e Fiorentinës verën e kaluar, por morën një përgjigje negative nga presidenti i klubit, i cili në mënyrë efektive e largoi jashtë merkatos në Itali. Vlerësimi është shumë i lartë dhe prek 70 milionë euro me një konkurrencë që është e frikshme, pasi që përfshin klubet me kapacitet më të lartë për të shpenzuar si Juventusi, Manchester United, Barcelona dhe më gjerë.

Megjithatë zikaltrit kanë dy alternativa pas raportimeve nga skautët e tyre që kanë propozuar dy talente të vitit 1995: Anthony Martial dhe Hirving Lozano. Sipas “Tuttosport” të dy kanë argumenta pro dhe kundër dhe do të duhet të vlerësohen mirë gjatë sezonit.

Për anësorin e Manchester United, pika e fortë është se ai është jashtë kontratës më 30 qershor 2019 që nuk ka gjasa të rinovohet. Në janar ai do të jetë në gjendje për të negociuar me një klub tjetër për tu larguar në verë si një transferim i lirë, por në dy sezonet e fundit ai e ka parë shumë pak fushën e blertë duke pasur parasysh marrëdhëniet e vështira me Josè Mourinho-n.

Meksikani i PSV Eindhoven, ka bindur pas performancave në sezonin e fundit dhe për më tepër rival i Interit në Champions. Gjithsesi ekzistojnë dy probleme, i pari lidhet me statusin e tij është ekstrakomunitar dhe së dyti me çmimin e kërkuar nga holandezët 35/40 milion euro, sepse për të dhe Chiesa konkurrenca nuk mungon. Interi është tashmë në punë për post-Perisic.

Related posts

NBA/ Pacers “ia nxin” Cavaliers, Westbrook nuk mjafton për Oklahomën

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Gati 2 muaj pa futboll, si e kalojnë kohën yjet në karantinë

Delo.autor

JANË SUPER LOPJTARË/ Vetëm këta 2 futbollistë nuk morën ASNJË VOTË për “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment