Futboll Premier League

Ancelotti do të zëvendësojë Wenger? Arsenali sqaron gjithçka…

Arsenali ka hedhur poshtë lajmet e mediave të ndryshme botërore se Carlo Ancelotti është rreshtuar për të zëvendësuar Arsene Wenger tek Arsenali, këtë verë. Ish-trajneri i Chelsea, Ancelotti, ka qenë “jashtë loje” që kur u shkarkua nga stoli drejtues i Bayern Munich, në shtator.

“Corriere dello Sport” njoftoi se italiani kishte rënë dakord për një kontratë katërvjeçare, me vlerë 8.8 milionë paundë në sezon, për të drejtuar “Topçinjtë e Londrës”. Mirëpo, “Mirror Sport” saktëson sot se 58-vjeçari nuk është duke u shqyrtuar nga klubi anglez dhe asnjë marrëveshje nuk është në fuqi.

Wenger ka edhe një vit në marrëveshjen e tij, pas zgjatjes së verës së kaluar, edhe pse “Gunners” kanë bërë lëvizje në muajt e fundit për ta menduar jetën edhe pas menaxherit të tyre veteran. Sven Mislintat u soll nga Borussia Dortmund për të zvogëluar barrën ndaj Wenger, por Arsenali tani duket se do ta mbajë trajnerin francez edhe për sezonin e ardhshëm.

Related posts

“Tripleta” e Rexhinaldos për Laçin, Siljanovski sjell pak shpresa për vlonjatët

Q.Autor

Presidenti i Barçës darkon me familjen e sulmuesit, Griezmann një hap larg marrëveshjes

Q.Autor

Inter nuk ka pará, por i kërkon Barçës brazilianin Rafinha

Sadik.Autor

Leave a Comment