Futboll Seria A Sport

PERISIC-POLITANO/ “Krahët” e Spallettit që e bëjnë INTERIN të FLUTUROJË

Në dy ndeshjet e fundit të Interit, Ivan Perisiç ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asist. Mateo Poltano, ndërkohë, ekzekutonte goditjen e dënimit, që solli golin e Stefan De Vrajit në “San Siro” kundër Torinos. Jemi në faqet e para të sezonit të ri zikaltër, por në pesë golat e deritanishëm të bandës së Spaletit, dyshja e sipërpërmendur ka pasur një rol thelbësor. Deri tani, loja e tyre në krah ka bërë me krah Interin dhe dukshëm, ata funksionojnë më së miri. “Ivani (thuajse) i Tmerrshëm”, ka nisur të karburojë, megjithëse nga pushimet që pasuan Botërorin u kthye vetëm katër javë më parë.

Deri tani kroati ka humbur vetëm pjesën e parë të ndeshjes hapëse të kampionatit për zikaltrit, atë ndaj Sasuolos. Nevoja për përmbysje (e dështuar) pikërisht ndaj zigjelbërve bëri që 29- vjeçari të merrte pronësinë e korisë së majtë për të mos e lëshuar as në 180 minutat pasardhëse. Ulje-ngritjet janë një konstante e kroatit, por paraqitjet ndaj Torinos dhe Bolonjës janë një provë tjetër e vijueshmërisë së tij në aspektin e golave. Me 31 gola në total në Serinë A, që nga zbarkimi në “Pinettina” tri vite më parë, Perisiç është zikaltrit me konstant përpara porte, teksa më mirë se ai ka bërë vetëm kapiteni Ikardi, që favorizohet ndjeshëm nga pozicioni.

Njolla e Perisiç janë topat e humbur, rreth 16,7 për ndeshje teksa mesatarja e rolit është 9.61. Sidoqoftë, shifrat e nënkampionit të botës janë një sinjal i qartë për dobinë e tij në golat zikaltër, pasi edhe kur nuk shënon, ai di të shërbejë. Plot 24 asiste në tre kampionate, teksa nën shembullin e Perisiçit rritet edhe dikush tjetër në korisnë e kundërt.

POLITANO – Mateo Politano ose ndryshe njeriu që bluan kilometra. Tri ndeshje të nisura si titullar dhe i zëvendësuar vetëm një herë, por në kohën shtesë kundër Torinos. Trajneri zikaltër ka dobësi ndryshimet e ritmit dhe ish-anësori i Sasulos është gjithnjë në gatishmëri. Driblime, shfrytëzim hapësirash, krosime të sakta janë produktet e “shtëpisë”, teksa Spaleti fërkon duart dhe mjaftohet duke thënë: “Politano ka sjellë veti që sezonin e kaluar na mungonin”.

I pagrumbulluar nga kombëtarja, 25-vjeçari do të ketë kohë të mprehë raportin me shokët dhe skemat e Interit, teksa i mungon ende goli i parë me fanellën e re. Ndeshja e radhës do të jetë ajo ndaj Parmës në “San Siro”, teksa djaloshi që humbet shumë topa (23,67 për ndeshje) do të festojë prezencën e 100 në Serinë A. Dhjetë golat e vitit të kaluar janë një kujtim i freskët, të cilin Mateo kërkon ta ripërtërijë me fanellën e Interit.

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo dhe Mesi në të njëjtën skuadër? Mund të bëhet realitet nëse PSG pranon kushtet e…

Delo.autor

Gazetari italian, Di Marzio zbulon të ardhmen e Ledian Memushajt

Sadik.Autor

Italia zgjedh KREUN e futbollit/ Gravina triumfon: Do të ndryshojmë sistemin!

Isa.Autor

Leave a Comment