Cudirat e Boterorit Futboll Sport

BASTI I SHEKULLIT/ Shtylla e Perisic i kushton bastexhiut 140 mijë paund (FOTO)

Goli është diferenca mes një goditje të saktë dhe një goditje të gabuar. Mund të ndryshojë fatet e ndeshjes, në të mirë apo në të keq.

Mund të kushtojë jashtëzakonisht shumë, në këtë rast 140 mijë paund, dhe nuk bëhet fjalë për çmimet nga FIFA apo e drejta televizive. Një tifoz i pafat, për faj të Perisic, nuk ka mundur të ndryshojë jetën e tij, sepse topi i goditur nga sulmuesi kroat nuk hyri në rrjetë.

Në këtë mënyrë u dogj ai që ishte basti i shekullit dhe që tani po bën xhiron e gjithë rrjeteve sociale. 1 paund, për 140 mijë paund, por ëndrra nuk u kthye në realitet për faj të Perisic.

Skedina e postuar në “Twitter” edhe nga “Sky Bet” ku ishte luajtur, kishte gjetur tre bastet e para: Griezmann shënon nga jashtë zone, De Bruyne shënon nga jashtë zone, Maguire shënon me kokë.

E jashtëzakonshme deri në këtë pikë, por që basti të kthehej në fitues, duhej një gol nga Perisic në ndeshjen Kroaci-Rusi. Tentativa e sulmuesi të Interit u ndal në shtyllë dhe ëndrra 1 paund për 140 mijë paund, nuk u realizua.

Related posts

Juve pranë Emre Can, Liverpooli i kundërpërgjigjet me Khediran

Sadik.Autor

E CILËSOI VETEN “FERRARI”/ Klubi MLS ironizon Zlatan Ibrahimovic, ja deklarata “thumbuese”

Delo.autor

NDIZET SFIDA INTER-TORINO/ Çmenduri në “San Siro”, realizohen 3 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment