Futboll Sport

Pikante nga Elbasani/ Çfarë po ndodh një ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael (FOTO)

Vetëm 24 orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve për Shqipërinë, ku do të përballet me Izraelin. Ndeshja e programuar për t’u luajtur në “Elbasan Arena” ora 20:45 pritet me kuriozitet të madh, jo vetëm për atë që do të ndodh në fushën e lojës, por edhe për atmosferën në qytet që është e pazakontë.

Në zonën ku ndodhet stadiumi “Elbasan Arena” që ditën e sotme janë dislokuar forca të shumta policie dhe të njësive speciale.

Që prej orëve të para të ditës së sotme forcat speciale dhe ato të inteligjencës kanë zënë pozicione strategjike për të vëzhguar me kujdes çdo lloj lëvizje që mund të krijojë probleme para ose gjatë ndeshjes. Policia sipas ligjit duhet të qëndrojë jashtë stadiumit, mirpo sipas informacioneve “uniformat blu” mund të hyjnë në brendësi të “Elbasan Arena”. Gjatë ditës së sotme në terren ka zbritur edhe drejtori i policisë Elbasan.

E gjithë zona përreth stadiumit është kontrolluar me disa qenë kufiri që detektojnë lëndë eksplozivi.Sakaq procesi i shitjes së biletave ka vijuar normalisht në sportelet pranë stadiumit, ku vlen të theksohet se nuk ka një numër të lartë të interesuarish.

Ndërkohë brenda impiantit “Elbasan Arena” janë duke bërë punimet e fundit për ta bërë gati për ndeshjen e nesërme. Në stadium po vendosen logot zyrtare të Uefa Nations League dhe të FShF.

Një fakt interesant sa i përket masave të sigurisë në zonën përreth stadiumit “Elbasan Arena”ka të bëjë me një restorant. Lokali është i prenotuar për një gëzim familjar (dasmë), që mund të anulohet nëse nuk do të jepet leja nga Policia e Shtetit.

Related posts

LIVERPOOL-BARCELONA/ Klopp synon mrekullinë, Katalanasit me një këmb në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Adidas bën 30% ulje fanellës së Gjermanisë pas eliminimit

Sadik.Autor

LIVE/ Starton ndeshja Champions Chelsea-Valencia

Delo.autor

Leave a Comment