Futboll Sport

Do të jetë kapiten kundër Izraelit/ Agolli: Më duket sikur s’jam larguar kurrë…

Ansi Agolli do të jetë kapiteni i Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit. Mbrojtësi ishte prezent në konferencën për shtyp të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku u shpreh i lumtur për rikthimin dhe optimist në lidhje me sfidën e nesërme.

Dukeni se jeni afruar në një pikë kritike. Por ka nevojë më shumë se kurrë për ju…

Ne do të jemi gati, kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vimë këtu japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë.

Si e keni gjetur ambientin e Kombëtares. Si janë dukur 2 miqësoret e fundit? Ka ndryshuar?

Më duket sikur skam ikur nga Kombëtarja, dhe kam 1 jetë. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe.

A ka një objektiv Kombëtarja për sa i përket Ligës së Kombeve?

Është herë të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i jonë është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës.

Related posts

E BUJSHME/ Babai i Neymar i përgjigjet PSG-së, ja arsyeja e mungesës në stërvitje…

Delo.autor

LËVIZJET E PARA NË MERKATON E KLUBIT/ Një shqiptar për 11 milion euro te Interi i Kontes, pritet zyrtarimi

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA BAYERN MUNICH/ Pas Liverpool në garë për mesfushorin futet edhe gjigandi tjetër anglez

Delo.autor

Leave a Comment