Futboll Sport

PLAS NË ZVICËR/ Helvetët nuk e duan KAPITEN XHAKËN, për një arsye ABSURDE

Kupa e Botës ka përfunduar dhe duket se disa-ve u ka mbetur akoma në mëndje shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit. Megjithëse me këtë të fundit nuk u morr shumë ish-lojtari i Liverpulit, Stedan Henshoz e ka kritikuar jo pak lojtarin Granit Xhaka.

Ai është shprehur për “blick.ch” duke thënë: Ata ne fillim duhet të dinë të përfaqësojnë Zvicrën, përpara se të bëhen futbollistë të Zvicrës. Megjithëse prindërit kanë ikur që herët nga ish-Jugosllavia, fëmijët nuk kanë pse “shpërthejnë” dhe tregojnë shqiponjë në ndeshje të Zvicrës. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët.

Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Nëse Petkoviç vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Somer, Shar apo Lishtajner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”.

Related posts

ZYRTARE/ Yamal firmos me Barcelonën deri në vitin 2031, klauzola marramendëse në kontratë

F.autor

LIVE/ Shqipëri-Uells: Minuta të mira për Uellsin, kuqezinjtë nuk janë futur ende në lojë (VIDEO)

Isa.Autor

PROTESTAT I KUSHTOJNË SHTRENJTË BRDARIC/ Trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment