Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E VIDAL NË DILEMË/ Agjenti i mesfushorit kilian: Ai do të rikthehet shumë shpejt në fushë, kërkon të fitojë…

E ardhmja e Arturo Vidal është vendosur në pikëpyetje nga shumë media italiane, por duket se mesfushori nuk ka ndërmend të largohet nga Interi. Diçka të tillë e konfirmon agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, i cili ka folur në një intervistë së fundmi.

Agjenti i Vidal është shprehur hapur se lojtari do të qëndrojë tek Interi dhe madje ka shtuar se kileni kërkon të fitojë këtë sezon Scudetton dhe vitin e ardhshëm UEFA Champions League.

“Është normale që në nivelin që Arturo luan të ketë oferta, por ai do të qëndrojë tek Interi. Tani ai kërkon të fitojë Scudetton, ndërsa vitin e ardhshëm Champions League. Do të rikthehet shumë shpejt në fushë”, përfundoi Felicevich.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Yjet e Napolit përfundojnë në kazanët e plehrave, klubi shpjegon arsyen (FOTO)

Delo.autor

BARCEONA MERR GODITJEN E MADHE/ Sulmuesi titullar i nënshtrohet operacionit, ja sa do të mungojë

Delo.autor

“JAP GJITHÇKA PËR FLAMURIN”/ Mesfushori Xhaka në kundërsulm: Ja pse nuk erdha në Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment