Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ 15-vjeçarja U DEH dhe U PËRDHUNUA nga ylli i Premier Ligës

Një futbollist i Premier Ligës angleze dhe kushëriri i tij akuzohen se detyruan një vajzë 15-vjeçare të pinte alkool, deri në fazën kur nuk mund të kishte më kontrollin e vetes dhe më pas e përdhunuan me radhë.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, ndërsa mësohet se ai ka qenë 17 vjeç në periudhën për të cilën akuzohet për ngjarjen e tmerrshme. Ylli i futbollit në ishull, që tashmë është 23 vjeç, dhe i afërmi i tij 25-vjeçar, ishin në dijeni se vajza ishte minorene.

Ajo i kishte paralajmëruar se nuk kishte moshën e mjaftueshme për të shkuar në një disko të Francës, aty ku dyshohet se ngjarja ka ndodhur. Sipas akuzës, në vitin 2012, djemtë e shtynë vajzën e vogël që të konsumonte alkool së bashku me ta dhe më pas e përdhunuan.

Në dëshminë e tij, i afërmi i futbollistit, që aktivizohet në Premier Ligë, pretendon se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me miratimin e minorenes. Në rrëfimin e bërë, ai deklaroi se priti kushëririn “të mbaronte punë, për të vazhduar me radhën e tij”. Megjithatë, të dy të rinjtë kanë mohuar akuzën e përdhunimit.

Related posts

SHËMBIMI KOKË MË KOKË/ Sulmuesi i Juventus në Madrid dhe Marselo në Torino, ja prapaskenat mes dy klubeve

Delo.autor

“MË KËRKOI FRANCA, POR ZGJODHA TË LUAJ PËR BELGJIKËN”/ Flet Eden Hazard: Ëndrra ime ishte të luaja me…

Delo.autor

Granit Xhaka dhuron në Kosovë fanellën e ‘shenjtë’ me të cilën i shënoi gol Serbisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment