Futboll La Liga Sport

PLAS TEK BARÇA/ Ish-lojtari i KATALANASVE: Duhet të LARGOHESHA nga MESSI

Ish-lojtari i Barcelonës, Lucas Digne, ka bërë të ditur se përkundër që ishte kënaqur duke luajtur përkrah lojtarit më të mirë në botë sipas ti, Lionel Messit, ai kishte kërkuar të largohej nga skuadra e Barcelonës për t’iu bashkuar Evertonit. Francezi kaloi dy vite në Camo Nou, pas transferimit nga Paris Saint-Germaini në vitin 2016. Fillimisht, ai arriti të përmirësohej mjaft shumë në Barcelonë, por më vonë, mungesa e minutave të luajtur ndikoi negativisht në formën e tij.

Si rezultat, kur atij i erdhi oferta nga Evertoni, ai kishte insistuar që të largohej nga skuadra e Barcelonës. Pas shumë bisedimeve mes tij dhe drejtuesve të klubit katalonas, ata kishin vendosur ta shesin atë për 24 milionë euro.

“Stërvitjet përkrah lojtarëve të mrekullueshme më bënë lojtarë më të mirë, por, për mua, Messi është më i miri në botë. Messi është me të vërtetë i talentuar. Ai sheh gjithçka para tjerëve. Ti mund ta dish se çfarë ai dëshiron të bëjë, por nuk mund ta ndalësh”, ka thënë Digne.

“Ne u stërvitëm së bashku për dy vite dhe kjo është diçka vërtetë e çmendur. Normalisht, Barcelona është klubi më i madh në botë, të gjithë e dinë këtë. Por, unë erdha në Everton sepse mendoj se këtu ka një projekt shumë të mirë”.

“Isha aq i kënaqur me këtë projekt saqë i thashë Barcelonës: ‘Ju lutem, më lejoni t’i bashkohem Evertonit sepse është zgjedhja më e mirë për mua dhe karrierën time’. Në fillim, ata nuk më lejonin të largohesha”.

“Por, tani që jam këtu, dua të fitoj sa më shumë ndeshje dhe, nëse do të jetë e mundur, dua ta fitojmë një trofe gjithashtu”.

Related posts

TË FIKSUAR PAS KUMBULLËS/ Lazio ofron dy shqiptarë për të bindur Veronën, ja emrat

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NEYMAR/ Bën reagimin surprizë: Ja përse po urrehem… (FOTO)

Delo.autor

VETËM 16 MINUTA NË 3 MUAJ/ Objekti misterioz kalon dëmtimin, tifozët e Milanit dhe trajneri presin ta zbulojnë

Delo.autor

Leave a Comment