Futboll Premier League Sport

PLAS TEK MAN UNITED/ Mou rrezikon: Zbulohen lojtarët që janë kundër portugezit

Jose Mourinho ka shkaktuar pakënaqësinë e shumë senatorëve të Manchester United me punën që ka bërë në këtë sezon. Një burim anonim i klubit ka bërë të ditur për “ESPN” se vendimi i tij për t’i hequr Pogba-së rolin e zëvendës-kapitenit nuk është pritur aspak mirë nga grupi.

Trajneri e ka marrë këtë vendim të martën, një ditë pasi Pogba kritikoi stilin e lojës së Manchester United, duke kërkuar që ekipi të kishte një mentalitet më sulmues në ndeshjet që luan në shtëpi. Kampioni i botës nuk ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës, me “Djajtë e Kuq” që janë eliminuar nga Derby i Frank Lampard, skuadër që luan në Championship.

Situata brenda ekipit është përkeqësuar pas deklaratave që Mou ka bërë pas ndeshjes, duke kritikuar hapur lojtarët. Një tjetër burim anonim, afër menaxherit të Pogba, Mino Raiola, ka thënë për “ESPN”: “Mourinho ka humbur aftësinë për të krijuar një lidhje të fortë me lojtarët”.

Pavarësisht nga pakënaqësitë futbollistëve, klubi ka vendosur të mbështesë portugezin, me zëvendëspresidentin Woodward që ka konfirmuar se ai nuk do të shkarkohet. Një burim tjetër anonim, afër një lojtari të ekipit të parë të United, ka thënë për “ESPN” se futbollisti beson se ka bërë hapa mbrapa dhe nuk është përmirësuar aspak nën drejtimin e Mourinho-s.

Për shkak qëndrimit të klubit, që ka vendosur të mbështesë trajnerin, disa lojtarë janë gati të largohen verën e ardhshme. Pavarësisht nga të gjitha këto, i njëjti burim anonim ka thënë se Pogba nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij dhe se lajmet për largimin e tij të sigurt nga United nuk janë aspak të vërteta.

Related posts

“Çmendet” Milan/ Kuqezinjtë shumë pranë sulmuesit të madh

Sadik.Autor

PUSHTOI EUROPËN PËR 3 VITE/ Zinedine ZIDANE shijon jetën larg nga FUTBOLLIT

Isa.Autor

ACAROHET ME KOMENTET E FUNDIT TË WANDA NARAS/ Marotta sqaron: Mohoj kategorikisht…

Delo.autor

Leave a Comment