Futboll Premier League Sport

PLAS tek Man United/ Mourinho zbulon FAJTORËT për humbjen me West Ham

Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e West Ham, ku është mundur 3-1. Jose Mourinho, i cili rrezikon vendin, ka kritikuar skuadrën për mungesë besimi në vete, por ka fajësuar edhe arbitrat.

“Nuk e kemi nisur mirë ndeshjen, nuk kemi patur besim në vete. Megjithatë, goli i parë i tyre ka qenë në pozicion jashtë loje. Nëse kjo ndeshje do ishte luajtur të martën (në kupë), VAR do ta kishte anuluar”, ka thënë trajneri portugez.

“Anësor gaboi dhe ne u ndëshkuam. Më pas kemi patur një reagim shumë të mirë. Lukaku më duket se ka goditur shtyllën. Në vazhdim erdhi një autogol që mund të ishte shmangur”, ka shtuar Mou.

“Kur shënuam golin erdhi gabimi i arbitrit që nuk ka dhënë faullin e Zabaleta-s ndaj Rashford. Arnautovic ka përfituar nga ky gabim dhe ndeshja është mbyllur. Mendoj se mund ta kishim kthyer”, ka përfunduar Mourinho.

Related posts

Mesazhi emocional i Aguerro-s pas eliminimit të Argjentinës, nuk përmend trajnerin

Isa.Autor

SFIDA NDAJ MALLORCAS/ Valverde me dhimbje koke, ja 3 lojtarët që do të mungojnë

Delo.autor

MESSI THYEN RREGULLAT E FIZIKËS/ Ja MAGJIA e “pleshtit” kundër Atleticos, shikoni si e “fsheh” topin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment