Futboll Seria A Sport

LAZIO e Strakoshës e pafuqishme/ ROMA triumfon në derbin e kryeqytetit (VIDEO)

Roma arriti të bëjë një autokritikë, në një ndeshje aq të rëndësishme në Itali, si derbi ndaj Lacios. Ekipi i Di Françeskos, në ndeshjen e javës së shtatë në Seria A, fitoi pastër me shifrat 3-1, duke dominuar ndaj ekipit të Simone Inzagit.

Goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë, pas një mosmarrëveshje të Strakoshës me mbrojtësit, duke i dhënë mundësi Pelegrinit të shënojë me portën e boshatisur.

Në minutën e 67-të, erdhi barazimi i përkohshëm për lacialët, teksa Çiro Imobile përfitoi pas një gafe të Fazios. Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm 4 minuta, pasi ishte Aleksandër Kolarov, që në të 71-tën shënoi golin e dytë për Romën, pas një goditje dënimi shumë pranë zonës.

Në minutën e 87-të, vjen dhe goli i tretë për Romën, teksa mbrojtësi Fazio shleu gabimin e pak momenteve më parë, ku i dhuroi një topi Imobiles. Tani, pasi u shërbye nga Pelegrini, mbrojtësi i Romës shënoi me kokë, duke mos i lënë asnjë mundësi Strakoshës.

Kështu, pas 7 ndeshjesh, Roma gjendet në kuotën e 11 pikëve, një më pak se Lacio, dhe e sheh veten në vendin e pestë të klasifikimit.

Related posts

Rashica nuk luan/ Werder Bremen mposht Hertën dhe merr vendin e dytë

Isa.Autor

REFUZOI SHIRITIN DHE NUMRIN 1/ Buffon pranon hierarkinë: Nuk jam titullar sepse…

Delo.autor

Viti 2018 për momentin mund të konsiderohet i Milanit në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment