Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Vinicus kthehet në çështje në prag të DERBIT, braziliani kërkon…

Një lajm i mirë dhe një i keq për Vinicius Junior, talenti Brazilian që Real Madrid ka blerë nga Flamengo për 45 milionë euro dhe që nuk ka bërë akoma debutimin e tij zyrtar me “Los Blancos”. Lajmi i keq është se nuk ka ardhur akoma momenti që ai të përshëndetet me tifozët në një ndeshje që vlen tri pikë. Ai, siç ka bërë të ditur “Marca”, është lënë jashtë ekipit edhe për ndeshjen kundër Leganes, pavarësisjt se niveli i kundërshtarit ka lënë të mendohet se trajneri Lopetegui mund ta kishte marrë në stol dhe, ndoshta, t’i kishte dhuruar disa minuta para publikut të “Bernabeu”-t.

Lajmi i mirë është se, gjithsesi, Vinicius do të luajë titullar në derbi. Sigurisht, bëhet fjalë për ndeshjen që do të luhet në Segunda Division mes Castilla-s dhe Atletico B. Pas një jave të kaluar duke punuar nën urdhrat e Lopetegui, ai do të luajë një tjetër ndeshje nën urdhrat e Solari-t. Një çështje kjo që vazhdon të jketë një problem për Real, nën gjykim se ka shpenzuar një shifër kaq të madhe për një lojtar që, duke u bazuar te ndeshja e parë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, duket se nuk është gati për futbollin europain.

Një gjykim ky që ndahet edhe nga trajneri i Real Madrid, i cili shpreson që ta mësojë sa më shpejt me presionin dhe lojën e La Liga-s. Ku edhe një titullar i rregullt në kampionatin Brasilerao dhe që ka luajtur disa ndeshje në Kupën e Libertadores mund të ketë vështirësi siç tregojnë edhe 73 minutat aktivizim në ndeshjen e parë kundër Las Palms B.
Po Vinivuc, si e ka marrë përjashtimin e dytë? Fuke u bazuar te profilet e tij në rrjetet sociale, me filozofi dhe kryesisht… besim. Në një nga historitë e Instagram-it, braziliani ka kërkuar të motivojë veten, pavarësisht përjashtimit të radhës. “Një ditë gjithçka do të ketë kuptim. ndërkjohë, qesh me rrëmujën, qaj pak dhe kërko të kuptosh se gjithçka ndodh për një arsye”.

Fjalë ngushëlluese për veten e tij, por që sinjalizojnë se situata nuk ka shumë kuptim për ish-lojtarin e Flamengo-s. Që, ndoshta, do të kishte bërë më mirë të huazohej te një ekip tjetër i La Liga-s për t’u mësuar me futbollin spanjoll. Por merkato është mbyllur tashmë dhe plani B i Real është e vetmja mundësi që i mbetet.

Related posts

TRE ORË LEKSIONE PËR GABIMET NË START/ VAR-i, UEFA dhe gjyqtari polak korrigjon arbitrat shqiptarë

Delo.autor

“FRIKA E TË KUQVE”/ Atanda “SHOKON” Partizanin, dëmtohet dhe lë në mes stërvitjen

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? Barcelona bën ofertë dramatike për Messin në momentet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment