Futboll Premier League Sport

GAFA E VITIT/ Analistët TALLIN KEQ Alisson: Driblimi më SKANDALOZ që kami parë

Jamie Redknapp dhe Jamie Carragher kanë kritikuar vendimin e Alisson pas gabimit trashanik që bëri duke rifutur në lojë Leicester në ndeshjen ndaj Liverpool.

Portieri brazilian nuk kishte pësuar asnjë gol që pas transferimit të tij nga Roma për 74 mln euro, duke mbajtur rrjetën e paprekur në tri ndeshjet e para të Premier League.

Por, teksa kishte presionin e Iheanacho-s të shtunën, i vendosi të bënte një driblim ‘alla’ Cruyff por është bllokuar nga sulmuesi nigerian.

Si pasojë Leicester shënoi gol me Ghezzal.

Redknapp: “Është driblimi më i keq që mund të kem parë. Nuk kishte pse e bënte pasi nuk është i mirë me topin në këmbë prandaj është portier. Portieri nuk ka nevojë të bëjë stile, pasi rrezikon shumë.”

Carragher: “Ajo që duhet të bënte ishte të largonte topin. Javën e fundit në Afield kishte brohoritje të tifozëve dhe ai bëri atë gjestin duke dribluar sulmuesin kundërshtar. Nuk ishte diçka e mirë javën e kaluar, dhe këtë herë ishte akoma më keq.”

Related posts

Franca hipotekon finalen, Samuel Umtiti prish ëndrrën e Belgjikës spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

NGA MANCHESTER CITY TEK JUVENTUS/ Njihuni me 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

Delo.autor

FITORJA NDAJ MOLDAVISË/ Odise Roshi: Ndjehem mirë kur njerëzit më thonë se…

Delo.autor

Leave a Comment