Futboll Seria A Sport

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Kontestimet për (mbi)peshën e Mario Balotellit vazhdojnë në Francë. Pas kritikave të Arrigo Sacchi dhe Zibi Boniek për formën e tij të dobët me kombëtaren italiane, në ndeshjen kundër Polonisë, “L’Equipe” ka zbuluar sot se sulmuesi axurr i ka tërbuar krerët e Nice, pas kthimit nga pushimet me një mbipeshë të konsiderueshme.

Sipas këtij informacioni, peshorja shënoi 100 kilogramë, kur italiani u ngjit në të. Një shifër shumë më e madhe se pesha optimale e një personi të moshës dhe lartësisë së tij, edhe më shumë në rastin e një sportisti elitar, i cili duhet të jetë në mes të 75 dhe 85 kilogramëve, më së shumti.

Sipas “L’Equipe”, trajnerët fizikë të Nice e vunë në punë që nga momenti i parë, për ta kthyer në një fizik më profesional, diçka që duket se nuk është arritur ende.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëria për t’iu bashkuar Italisë, Komiteti Olimpik e lë në pritje

F.autor

“COPA DEL REY”/ Solari bën një “shpikje” në sulm për ndeshjen ndaj Leganes

Delo.autor

NGA TRIBUNAT NË FUSHË/ Brahim Diaz realizon ëndrrën dhe poston FOTON e veçantë tek Milan

Delo.autor

Leave a Comment