Futboll Sport

Tensioni me Rusinë/ Kroacia shkarkon trajnerin 1 ditë para gjysmëfinales

Federata Kroate e Futbollit ka shkarkuar Ognjen Vukojevic, anëtar i stafit teknik, për shkak të videos në lidhje me “lavdi Ukrainës”, së publikuar pasi Kracia fitoi ndaj Rusisë në çerekfinalen e Kupës së Botës. Vukojevic dhe mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida publikuan një video në rrjetet sociale pas ndeshjes së të shtunës. Veprimi i tyre u kritikua nga politikanët rus dhe bënë që drejtuesit e Komitetit Disiplinor të FIFA-s të paralajmëronin Kroacinë. Marrëdhënia mes Ukrainës dhe Rusisë organizatore e Kupës së Botës 2018 mbetet e ngrirë pas aneksimit të Krimesë në 2014.

Federata Kroate deklaroi se ka revokuar akreditimin e Vukojevic në Kupën e Botës dhe e ka shkarkuar nga detyra që mbante në cilësinë e vëzhguesit të skuadrës së Kroacisë. “Federata Kroate e Futbollit i kërkon ndjesë publikut rus për veprimet e një anëtari të delegacionit të Kracisë”, citon njoftimi i federatës. Më pas vijonte me njoftimin se Vukojevic dhe Vida kishin kërkuar falje për deklaratat e tyre, duke shtuar se ato nuk kishin asnjë motiv të shndërroheshin në mesazhe politike, por që fatkeqësisht kishin lënë hapësirë që ky keqkuptim të ndodhë. Që të dy, si Vukojevic edhe 29-vjeçari Vida kanë luajtur më parë për klubin ukrainas të Dynamo Kiev. Kroacia do të ndeshet nesër në Moskë ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT NË RREZIK/ Klubi Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Lojtarët dhunojnë BARBARISHT arbitrin, ARSYEJA do ju BEFASOJË (VIDEO)

Isa.Autor

Asensio mund të jetë Raul-i i ardhshëm, nëse Zidane…

Q.Autor

Leave a Comment