Futboll Premier League Sport

PO LUAN TITULLAR/ Shaw: Kritikat e MOURINHOS më kanë bërë më të fortë

Luke Shaw beson se kritikat publike të ka marrë në të shkuarën nga Jose Mourinho e kanë ndihmuar të bëhet më i fortë mendërisht pasi mbrojtësi i Manchester United është grumbulluar përsëri në përfaqësuesen Angleze.

Shaw nuk arriti të bindte Mourinho-n deri verën që sapo mbaroi. Shaw shfaqi një formë të mirë në fazën përgatitore dhe ka mbajtur vendin e titullarit në ndeshjet e para të sezonit. Duke folur për gazetarët, Shaw flet për marrëdhënien e tij me Mou: “Patjetër, kam kaluar dy vite të vështira, por mendoj se jam bërë më i fortë mendërisht.

“Tani jam i fokusuar për ndeshjet e radhës dhe të punoj fort në stërvitje. Mendoj se ai është frustruar me mua pasi e dinte që mund të luaja më mirë dhe ka momente që kthej kokën mbrapa dhe i jap të drejtë.

“Patjetër që trajneri ka ndikuar te rikthimi im në kombëtare. Ai gjithmonë ka pasur besim tek unë dhe asnjëherë nuk ka dashur të më shesë. “Po prisja me padurim të thirresha nga Southgate. Më ka motivuar të jap më shumë.”

Related posts

ZBULON NJË TË VËRTETË MBI YLLIN MBAPPE/ Trajneri Emery: Kur isha tek PSG…

Delo.autor

LEKSION QYTETARIE/ Ja momenti kur Vllaznia bën tunel parakalimi për Skënderbeun pasi e mundi (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM NË “REDI MALOKU”/ Kastrioti e “Demat” ndajnë pikët, ekipi i Gegës “nder” Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment