Futboll Sport

Ilir Daja mbërrin Vlorë/ Administratori i Flamurtarit, Idrizi në festë…

Emërimi i Ilir Dajës në stolin e Flamurtarit për sezonin e ri është pritur shumë mirë nga klubi. Ish-tekniku i Skënderbeut ka udhëtuar dje pasdite drejt Vlorës për t’u prezantuar si trajneri për sezonin e ri të kuqezinjve. Ai është pritur me dashamirësi nga administratori i klubit Sinan Idrizi dhe dy bashkëpunëtorët e klubit Ardi Behari dhe Edmond Liçaj.

Vetëm 30 minuta kanë mjaftuar për të shkëmbyer disa fjalë midis Dajës dhe palës së Flamurtarit. Por mbërritja e Dajës ka sjellë gëzim te administratori Idrizi, i cili nuk mund ta fshihte emocionin e nënshkrimit me njërin prej trajnerëve më të mirë të futbollit shqiptar. Idrizi ka shkëmbyer batuta me trajnerin e ri dhe nuk ka deklaruar asnjë gjë rretj planeve dhe projektit për sezonin e ri.

 

Related posts

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Sadik.Autor

JUVENTUS-INTER/ Sfida zhvendoset në merkato, duel për një talent

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ Parisienët do të tentojnë biletën e kualifikimit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment