Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEJNË/ Klopp: Nuk jam gjeni, por ky është momenti i jetës për Liverpoolin

Jurgen Klopp këmbëngul se futbolli që po luan Liverpool nuk e bën atë “një gjeni”, pasi ai thjesht ka ringjallur potencialin e klubit. Klopp u soll në “Anfield” për të ndërtuar ekipin e ri mbi themelet e vëna nga Brendan Rodgers, të cilat kishin filluar të shkërmoqeshin.

Gjermani ka një fillim të patëmetë të sezonit 2018-2019, duke ndihmuar në rritjen e pritshmërive edhe më tej nga “Reds”. Sidoqoftë, titulli kampion mbetet qëllimi përfundimtar i madh. Klopp shpreson të rigjejë trofeun e parë, që nga viti 2012, teksa të gjithë ata që janë të lidhur me Liverpool e shohin këtë sezon si “momenti i jetës”.

“Ne rritemi hap pas hapi: klubi, ekipi, gjithçka. Shpresoj që të qëndrojmë kështu, – tha Klopp pas fitores 3-0 kundër Southampton. – Unë nuk jam gjeni. E dija për potencialin e klubit dhe peshën e stadiumit, sepse të gjithë e dinin. Sigurisht, skuadra është ndryshe tani dhe po fitojmë hap pas hapi.

Ne duam të fitojmë gjëra të mëdha, por nuk dimë se kur do të ndodhë kjo. Nuk kemi një çelës, prandaj duhet të kemi kohën më të mirë të jetës sonë, derisa të ndodhë. Performancë e mençur, rezultat i mençur, atmosferë e mençur, kështu duhet të vijojmë, duke e konsideruar edicionin si kohën më të mirë të jetës sonë”.

Ndërsa Liverpooli ka kaluar çdo test deri në këtë pikë, javën e ardhshme premton të ofrojë më shumë “kredenciale” në garën për titull në Angli. “Reds” do të përballen me Chelsea në garën e “Carabao Cup”, të mërkurën, përpara se të ndeshet me kundërshtarin e njëjtë në Premier League, në “Stamford Bridge”, të shtunën.

“Unë nuk pres një atmosferë më të mirë, sepse ajo që më pëlqen është se tifozët tanë me të vërtetë i përgjigjen lojës”, – shtoi Klopp, përpara vizitës në mesjavë të “Blues” në “Anfield”. – Kundër Southampton e kontrolluam ndeshjen, kështu që jam plotësisht optimist. Por, tani, Chelsea vjen në një moment shumë të mirë. Unë nuk e kuptoj pse njerëzit vazhdimisht thonë se titulli do të diskutohet mes Manchester City dhe Liverpool, duke harruar Chelsea, që po fiton rregullisht ndeshje me lojë mjaft mbresëlënëse”.

Related posts

Flet trajneri i Belgjikës: Januzaj do e ndihmojë shumë ekipin, ja pse nuk e grumbullova Naingolanin

Sadik.Autor

TËRBOHET LIVERPOOLI/ NEYMAR parashikon “TOP” katër skuadrat në ANGLI

Isa.Autor

Hajduk Spliti “rrëmben” SHQIPTARIN, kroatët “çmenden” pas talentit 17-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment