Futboll La Liga Sport

Barcelona dhe PSG vënë në krye të listës së dëshirave kampionin e botës

Chelsea do të duhet të shmangë qasjet e drejtpërpdrejta nga Barcelona dhe PSG për N’Golo Kante në merkarton e radhës, atë të janarit, sipas “Sportmediaset”. Ky medium italian beson se dy superklubet europiane janë gati të lëvizin për mesfushorin francez, që u shpall kampion bote me “gjelat” në “Rusia 2018”, duke e vënë atë në krye të listës së dëshiruara të blerjeve. Chelsea tashmë e ka pasur interesin e PSG për lojtarin në fjalë edhe në merkaton e verës.

Kampioni i botës me Francën është një lojtar fjalëpak, puna e të cilit nuk duket shumë në fushën e lojës, por është i rëndësishëm në skemat e skuadrës londineze, ndaj trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që të mos e lërë të lirë.

Sipas “Times”, trajneri italian i ka kërkuar presidentit Roman Abramovich që lojtari të mos largohet, por të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e bluve të Londrës kanë gati ofertën e re, shumë herë më të mirë se ajo aktuale, madje bëhet fjalë për një rinovim përrallor për Kante.

Mediat britanike konfirmojnë se për mesfushorin francez është gati një ofertë prej 17 milionë eurosh në sezon, për 5 vitet e ardhshme, një shumë që është më e lartë edhe se ajo e belgut Eden Hazard. Kjo kontratë e re pritet që t’i dekurajojë skuadrat që synojnë të marrin Kante, por Barcelona dhe PSG duken të bindura të tentojnë në merkaton e janarit.

Related posts

LIVE/ Kosta Rika dhe Serbia e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Sadik.Autor

MBI TË ARDHMEN ME “TË KUQTË”/ Salah: Sa më përket mua, do të luaj te Liverpooli deri në…

Delo.autor

Icardi “poker” dhe rekord, Inter shpartallon 5-0 Sampdoria

Q.Autor

Leave a Comment