Futboll Seria A Sport

PO ZHGËNJEN/ Ish-lojtari i Juves: RONALDO “zhduket” në ndeshjet e rëndësishme

Cristiano Ronaldo është një kampion i vërtetë, por shpeshherë zhduket në ndeshjet e mëdha, sipas ish-lojtarit të Juventus Jurgen Kohler. Sipas Kohler, i cili ka fituar një kampionat, një Coppa Italia dhe një Kupë Uefa me Bardhezinjtë, dyshon te aftësia e tij për të qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha.

“Aftësitë e Ronaldo-s nuk diskutohen. Ai ka shumë rekorde në Spanjë. Ai ka arritur të fitojë shumë trofe madhorë. Këto gjëra nuk mohohen,” shprehet gjermani për Sport1.

“Gjithsesi, më duhet të them se rrallëherë e sheh Ronaldo-n të jetë vendimtar në ndeshje të mëdha. Ai shënon golin e katërt, me një penallti, dhe e feston me mënyrën e tij. Por kështu është ai.

“Prapëseprapë duhet të admirohet për atë që ka arritur. Ai punon shumë në fushë dhe ka një vullnet të madh. Mënyra se si stërvitet Ronaldo tregon ndryshimin mes lojtarëve të nivelit botëror dhe atyre normalë.”

Related posts

VIDEO/ Festimi për pak u kthye në TRAGJEDI, Messi me shokë rrezikuan të binin nga autobusi

F.autor

GAFË E PAFALSHME/ Fiton penallti pas 17 minutash lojë, ylli Berisha “katranos” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E DOBËT/ Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment