Futboll Sport

Kroacia sfidon Portugalinë/ Ballkanasit kërkojnë fitoren e parë ndaj luzitanëve

Në ndeshjen e tyre të parë pas Rusi 2018, Portugalia, e eliminuar në 1/16 në Botëror, do të luajë një miqësore me finalistët e Kroacisë në “Estadio Algarve”. Portugalia do të vijë në këtë ndeshje me vetëm një humbje të pësuar në 10 ndeshje që ka luajtur në shtëpi që nga shtatori i 2017-ës.

Trajneri Fernando Santos nuk do të ketë në dispozcion Cristiano Ronaldo-n, i cili ka zgjedhur të qëndrojë në Itali dhe të vazhdojë punën për t’u përshtatur sa me shpejt me Serinë A. Pas humbjes 4-2 të pësuar në finale kundër Francës, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, është emëruar nga FIFA si një nga kandidatët për të fituar çmimin e trajnerit të vitit.

Me vetëm tri humbje të pësuara në karrierën e tij (10 fitore, 1 barazim, 3 humbje), Kroacia është ngjitur në vendin e katërt të renditjes së FIFA-s (në 2017-ën ishte në vendin e 17-të). Në katër përballje direkte, Kroacia nuk ka fituar asnjëherë kundër Portugalisë. Ndeshja e fundit mes tyre është fituar 1-0 nga Portugalia në kohën shtesë, në 1/8-at e Euro 2016.

Në pesë ndeshjet e fundit të Kroacisë, të dy skuadrat kanë arritur të gjejnë golin. Klima e nxehtë e Portugalisë mund të jetë një problem për kroatët, duke parë se dy nga katër humbjet e tyre të fundit kanë ardhur në vende me temperatura të larta (Majemi, Turqi).

Related posts

E BUJSHME/ Shans i artë për Ervin Skelën, klubi gjerman i ofron pankinën e ekipit të parë

F.autor

Penallti për Uruguain/ Suarez nuk gabon nga pika e bardhë

Sadik.Autor

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Marash Kumbulla do të kalojë tek klubi gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment