Futboll Premier League Sport

KA EDHE KËSHTU/ Një gol i tij kushton 8 milionë euro, ja pse Martial lihet në stol

Anthony Martial shënon… në Champions. Francezi ka realizuar një nga tre golat me të cilët Manchester United ka mundur Young Boys. Megjithatë, duket se nuk ka hapësira për të në Premier League, ku ka luajtur vetëm 79 minuta. Por ndoshta ka një arsye për këtë…

Sipas “Mirror”, në fakt, kjo ndodh për shkak të një klauzole të përfshirë në kontratën e nënshkruar nga Martial me United. Angblezët kanë paguar mbi 60 milionë euro për ta marrë në 2015-ën, kur ai ishte 19 vjeç. Më saktësisht, 60 milionë euro duhej të ishte çmimi i tij duke përfshirë edhe bonuset.

Dhe bëhet fjalë për bonuse të arritshme, me njërin prej tyre që ka lidhje me golat. Në fakt, vetëm një gol i francezit mund t’i kushtojë klubit plot 8 milionë euro, që nuk do të përfundonin as në xhepat e lojtarit, por në ato të klubit të tij të vjetër.

Në mënyrë që Monaco të përfitojë bonusin, Martial duhet të realizojë 25 gola brenda 2019-ës në Premier League. Sa gola ka shënuar ai deri tani? 24. Sigurisht, United nuk mund ta ndalojë të shënojë dhe as që do ta bëjë një gjë të tillë, por ka një problem të madh në këtë histori.

Kontrata e Martial skadon në qershorin e 2019-ës dhe negociatat për rinovimin, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin, nuk kanë përparuar. Kështu, nëse francezi do të shënonte në kampionat, “Djajtë e Kuq” do të ishin përballë një situate paradoksale: të paguajnë 8 milionë euro për një lojtar që ka shumë mundësi të largohet me kosto zero.

Një zgjidhje kjo që drejtuesit e United do të kishin shumë dëshirë ta shmangnin…

Related posts

NORVEGJEZI VUAN NGA DËMTIMI/ Dortmund në ankth, Haaland pritet të rikthehet në fushën e lojës në…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Guardiolan bëhet me dhimbje koke, Wolves shënon gol me… (VIDEO)

Isa.Autor

Surpriza dhe rikthime të bujshme/ “Football Manager” parashikon fituesit e Topit të Artë

Isa.Autor

Leave a Comment