Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Super Hazardi ngjit Chelsean në krye, fitojnë edhe Man City me Arsenal

Nuk kanë dhuruar asnjë surprizë ndeshjet e luajtura pasditen e sotme në Premier League, me Chelsea, Manchester City dhe Arsenal që kanë fituar ndeshjet respektive.

Ka qenë një fitorje me përmbysje për “Blutë” e Maurizio Sarri-t që kanë kaluar në disavantazh pas 16 minutash lojë falë një goli të qendërmbrojtësit Bamba. Ky ka qenë momenti i vetëm i mirë për miqtë, të cilët janë fundosur nga një Hazard në një formë të shkëlqyer.

Belgu ka shënuar tre gola (37′, 44′, 80′) dhe ka përmbysur i vetëm Cardiffin e pafat. Në minutën e 83-të ka ardhur edhe goli i Ëillian, që ka fiksuar shifrat në 4-1. Ky rezultat i ka dhënë kreun londinezëve, të cilët kanë një diferencë golash më të mirë se Liverpool-i i vendit të dytë.

Në vendin e tretë të renditjes është Manchester City, që ka marrë një fitore bindëse 3-0 në shtëpi kundër Fulham. Sane ka zhbllokuar takimin në minutën e 2-të, teksa Silva (21′) dhe Sterling (47′) kanë rrumbullakosur fitoren për ekipin e Pep Guardiola.

Vazhdojnë paraqitjet e mira edhe për Arsenal-in e Unai Emery, me “Topçinjtë” që kanë regjistruar sot fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi kanë mundur 2-1 Newcastle në transfertë. Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 49-të të pjesës së dytë me një magji nga goditja e dënimit.

Mesut Ozil, në ndeshjen e tij numër 200 me londinezët, ka dyfishuar avantazhin për miqtë në të 58-ën. Në minutën e 91-të, Newcastle ka ngushtuar diferencat me Clark, i cili ka fiksuar shifrat në 1-2.

Related posts

Pogba sensibilizohet me fëmijët tailandezë, jeni heronjtë e ditës…(FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shevchenko gati për rikthimin tek ish-skuadra e tij, pritet t’i zërë vendin…

Delo.autor

Rusi-Arabia Saudite/ Vjen goli i parë i Botërorit, Gazinski çon në avantazh rusët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment