Futboll Sport

MUNDI KASTRIOTIN/ Duro e nis mbarë te Kamza, merr tre pikët e para në shtëpi

Ndërrimi i trajnerit e ka dhënë efektin e menjëhershëm te Kamza, e cila me Klodian Duron në stol është rikthyer te tre pikët në shtëpinë e saj. Duke mposhtur Kastriotin në shifrat 2-0 në javën e katërt të Superligës, Kamza ka shkuar në kuotën e 6 pikëve me dy humbje dhe dy fitore.

Ndeshja nisi me një ritëm të ulët, e ndikuar paska edhe nga atmosfera e vakët në stadium, ku mungonin tifozët. Në 10 minutat e para ekipet më shumë studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk kanë shumë raste të rrezikshme për gol.

Por një kros nga krahu i Fukuit, shfrytëzohet më se miri nga sulmuesi Roloviç, që shtyu topin në rrjetë. Pas këtij goli, Kastrioti mundohet të reagojë menjëherë, por Kamza kontrollon mirë lojën, duke mos lënë hapësira. Duke kontrolluar ndeshjen, Kamza njëkohësisht ka edhe disa raste për të shënuar me anë të Roloviç dhe Fukui. Kur skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes me shifrat, 1-0, do të ishte Masato Fukui ai që dyfishon rezultatin. Sulmuesi aziatik shfrytëzoi më së mirë një kundërsulm dhe çon topin në rrjetë.

Në 45 minutat e dyta loja është më interesante dhe Kastrioti mundohet të reagojë për të shkurtuar diferencën. Krutanët mundohen duke provuar të vënë në vështirësi vendasit me anë të topave të gjatë, por pa sukses. Miqtë nga Kruja me kalimin e minutave e rritën akoma dhe më shumë presionin, por edhe skuadra vendase nga ana tjetër është shumë e rrezikshme në daljet e saj përpara. Në fillim Martinena dhe më pas Malaj i shkuan afër golit për Kamzën, por portieri i Kastriotit, është në një ditë të mirë.

Kastrioti i shkon disa herë pranë golit, ndërsa Kamza ka rastet e saj me anë të kundërsulmeve, por megjithatë rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fund. Kështu Kamza merr një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë një rivali direkt si Kastrioti, që duket sikur e ka humbuur busullën në këto tre javë, pas asaj fitore në javën e parë.

Related posts

Zbulohen gjyqtarët që ka përzgjedhur FSHF-ja në javën vendimtare të mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

PHOTO OF THE DAY/ Rama dhe XHUPI i Liverpool përfundojnë në “Facebook”-un e Klopp

Delo.autor

VIDEO/ S’do ta besoni çfarë i ka bërë gazetari Conte’s

Q.Autor

Leave a Comment