Futboll Sport

Prezantohet UZUNI: Ish-lojtarët SHQIPTARË më kanë thënë se ky klub është…

Myrto Uzuni është prezantuar ditën e sotme te skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit. 23-vjeçari nga Berati, i cili shkëlqeu me fanellën e Laçit, zgjodhi të vazhdojë karrierën te Lokomotiva dhe mësohet se marrëveshja në total ka shkuar 350 mijë euro dhe do të shlyet me 2 këste.

100 mijë euro kesh në dorë kanë bindur laçianët për të lejuar Uzunin që të kalonte në Kroaci. Pjesa tjetër e shumës së transferimit pritet që të kryhet më vonë nga Klubi i Lokomotivës, i cili i ka lënë Laçit edhe 20% të vlerës së kartonit të lojtarit.

Uzuni realizoi 10 gola në kampionat me fanellën bardhezi si dhe golin e kualifikimit në raundin e parë të Ligës së Europës ndaj Anorthosis. Beratasi u largua si protagonist nga futbolli shqiptar, teksa pak ditë më parë i shënoi Skënderbeut në barazimin 1-1 në Korçë.

“Jam shumë i lumtur që erdha te Lokomotiva e Zagrebit! Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për klubin nga ish-lojtarët shqiptarë. Kam qenë duke ndjekur klubin. E di që kjo është një marrëveshje e madhe me lojtarët e rinj. Unë falenderoj klubin për angazhim, premtoj që do të bëj më të mirën për të kontribuar në suksesin e skuadrës!”

Related posts

LAMTUMIRË ANËSORË/ FIFA po mendon t’i zëvendësojë arbitrat me…

Delo.autor

SFIDA SHQIPËRI-MOLDAVI/ Ja kush është superior në përballjet direkte

Delo.autor

U KONFLIKTUA ME NJË KËNGËTAR TË NJOHUR TURK/ Ish-futbollisti i Barcelonës dënohet me burg për…

Delo.autor

Leave a Comment