Futboll Premier League Sport

Fellaini OPTIMIST/ Fillim i ngadalshëm, por gjithçka është e mundshme për Man United

Marouane Fellaini ruan besimin e plotë mbi aftësinë e Manchester United për të sfiduar trofetë e mundshëm në Premier League. “Djajtë e Kuq” kanë pasur një fillim të paqëndrueshëm të sezonit 2018-2019, me dy fitore që mbartin humbjet e prapambetura.

Një fitore e mirëpritur ndaj Burnley, në transfertën e fundit, i ka rikthyer ata në gjysmën e lartë të tabelës së klasifikimit, teksa janë vetëm tri ekipe në Premier League, që mburren ende me marrjen e 100 për qind të pikëve në javët e para të kampionatit.

Fellaini nuk sheh asnjë arsye pse Manchester United nuk mund të rikthehet në rrugën e titullit, pasi vazhdon të shikojë nga e ardhmja. Ai injorojnë ata që duan të qëndrojnë me të kaluarën.
Mesfushori belg i tha faqes zyrtare të klubit: “Sezoni është i gjatë dhe ky është vetëm fillimi. Në dy vitet e fundit e kemi filluar shumë mirë. Këtë sezon pak më keq, por rruga është e gjatë, kështu që le të vazhdojmë.

Në Premier League gjithçka është e mundur, prandaj të shohim. Ashtu siç thashë, loja tjetër është më e rëndësishme se kjo. Trajneri më aktivizoi dhe dhashë gjithçka për ekipin, por gjëja më e rëndësishme janë tri pikët. Mourinho i njeh cilësitë e mia, kështu që ai e di se si mund ta ndihmoj ekipin. E bëj me kënaqësi.

Gjithkush duhet ta ndihmojë ekipin dhe të japë gjithçka. E di se çfarë duhet të bëj. Kam një përvojë të caktuar, 10 vjet në Premier League. Kur më jep një shans, përpiqem të jap gjithçka. I gjithë ekipi ka luajtur mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “KATAR 2022″/ Edi Reja: Nuk do bëj eksperimente, modulin do e vendosim duke u bazuar tek…

Delo.autor

Borussia Dortmund “kërcënohet” nga Arsenali për yllin e ekipit

Sadik.Autor

BECKAM KËRKON TË PËRFORCOJË EKIPIN/ Inter Miami synon të afrojë sulmuesin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment