Champions League Futboll Sport

Rakitici: S’e shikojmë MESSIN kur gjuan nga goditja e lirë, thjesht bëhemi gati të…

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, duke bërë shaka, ka thënë se ai as nuk i shikon më gjuajtjet e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, nga goditja e lirë pasi që menjëherë fillon të mendojë për festimin e golit.
Messi arriti ta shënojë edhe një gol nga goditja e lirë në ndeshjen e djeshme kundër PSV, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 4-0. Ky gol ishte vetëm i pari nga gjithsej tre që shënoi dje Messi, në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Pasi që Messi e shënoi golin e 42-të të karrierës së tij nga goditjet e lira, Rakitici ka bërë të ditur se ai dhe bashkëlojtarët e tij as nuk i shikojnë gjuajtjet pasi që fillojnë të mendojnë për mënyrën se si do të festojnë.

“Në shumë prej rasteve kur marrin goditje të lirë, ne menjëherë fillojnë të mendojmë për festimin e golit”, ka thënë Rakitici pas ndeshjes kundër PSV-së.

“PSV-ja ishte shumë e motivuar për këtë ndeshje. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë në Ligën e Kampionëve. Ne mund të përmirësohemi edhe më shumë, ende nuk jemi 100 për qind. Ky mund të jetë një vit i shumë trofeve”.

Related posts

DIKUR BËNIN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Formacioni i viteve 2000, i gjithi në… Kafe (FOTO)

Delo.autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Gafa amatoreske e portierit, Bare ndëshkon moldavët (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Atletiko shumë e fortë për Monakon, tension në Rusi

Isa.Autor

Leave a Comment