Bundesliga Futboll Sport

Rashica nuk luan/ Werder Bremen mposht Hertën dhe merr vendin e dytë

Werder Bremen mori vendin e dytë në Bundesligë pas një fitoreje 3-1 ndaj rivalëve direkt të Hertës së Berlinit, duke regjistruar triumfin e 3-të në pesë javë e duke ruajtur pathyeshmërinë.

Vendasit ishin superior në “Weserstadion”, duke treguar që në fillim dëshirën për të fituar sfidën, aq sa zhbllokuan takimin që në minutën e 11-të me anë të Harnik. Para pushimit jeshilët kishin vendosur në kasafortë 3 pikët, pasi Vejlkoviç shënoi golin e dytë, duke i dhënë qetësinë e duhur të tijve.

Herta u përpoq të rihapte takimin me golin e Dilrosun, por shpresat e berlinezëve zgjatën vetëm 13 minuta, pasi një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Kruse i dha fitoren Werder Bremenit, që duket u rikthyer te ditët më të mira, duke qenë për momentin i dyti në klasifikim dhe për më tepër pa asnjë humbje.

Related posts

HUMBJA E JUVENTUSIT/ Maradona: Juventusi si djali i drejtorit të shkollës

Delo.autor

CHAMPIONS NIS ME POLEMIKA/ Atletico humb dhe shënon penallti, “tërbohen” spanjollët (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United dominon elitën e Europës, Napoli kalon Milan dhe Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment